Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ia dhuroi Çelësin e Prishtinës arkitektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, arkitektit kroat Andrija Mutnjaković.
“Kënaqësi shumë e veçantë t’i dhurojmë çelësin e Prishtinë Andrija Mutnjaković. Si një simbol i mirënjohjes dhe vlerësimit nga unë dhe qytetarët e Prishtinës për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimin e një veçantie dhe ekspresiviteti të guximshëm të qytetit tonë.
Pikërisht godina e Bibliotekës, e cila na jep një ndjenjë krenarie, identiteti dhe nderi, është arsyeja pse zgjodha të bëhesha arkitekt.”, deklaroi Rama.
Ndonëse objekti i Bibliotekës Kombëtare në të kaluar ka sjellur shumë polemikash mes arkitetktësh e inxhinjerësh urban, ndertesa mbetet një ndër objektet më emblematike të kryeqytetit./Katror.info