Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna ka rritur kapacitete për të mbledhur mbeturinat rregullisht. Ai madje në një postim në Facebook, ka thënë se problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi.
“Nga sot, kemi rritur kapacitetet e organeve të Kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht.
Rritja e kapacitetit bashkë me kontejnerët e ri që po shpërndahen, janë rezultat i ndryshimeve që kam bërë në menaxhment të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Në fund, qytetarë të dashur, ju lus të jeni të përgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave në mënyrë që të mbajmë Prishtinën tonë të pastër,” ka shkruar ai./Katror.info