katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Danimarka nën kryesimin e BE-së, prioritet shtetet e Ballkanit
    57 minutes ago
    Ekspozita për Ozzy Osbourne hapet në Birmingham
    16 hours ago
    MPB ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura
    16 hours ago
    Berati me turistë në çdo stinë, mbi 370 mijë nga janari deri në maj
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Revolucioni gjenetik që kthen dëgjimin: Fillimi i fundit të shurdhësisë?
    2 days ago
    Shkencëtarët zbulojnë një aleat të klimës në Inteligjencën Artificiale
    13 hours ago
    Proda: Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon
    2 days ago
    Arritje në arsim, kulturë, inovacion – 5 lajmet e mira për këtë javë – #Edicioni 21
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CrossRoads Festival: 3 ditë art, kulturë dhe aventurë në zemër të Hanit të Elezit
    1 hour ago
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
    1 hour ago
    EtnoFest 2025: 10 ditë festë kulturore në Kukaj
    13 hours ago
    Elon Musk formon parti
    16 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    16 hours ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A është mirë për shëndetin të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen!
    16 hours ago
    Disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë!
    2 days ago
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    6 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kurorën si rajoni më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025 e mban…
    2 days ago
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    1 week ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    1 week ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Re-Connect” do të bashkojë talentet vendore e të diasporës në “DokuFest”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Re-Connect” do të bashkojë talentet vendore e të diasporës në “DokuFest”

Last updated: 20/05/2025 12:06 PM
42 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA / Facebook

Temat e identitetit, trashëgimisë së përbashkët, të drejtave të njeriut dhe diversitetit kulturor do të trajtohen në programin “Re-Connect” për krijimin e filmave. Si nismë nga Festivali ndërkombëtar i filmave dokumentarë dhe të shkurtër “DokuFest” dhe festivali i filmit “Kino Kosova” që organizohet në Zvicër, ka për synim bashkimin e të rinjve kreativë nga Kosova dhe diaspora. Rezultati i projekteve do të jetë premiera në edicionin e sivjetmë, të 24-tin me radhë që mbahet prej 1 deri më 9 gusht. 
Projekti konsiderohet si mundësi e eksplorimit të identitetit kulturor të pjesëmarrësve përmes fuqisë së filmit. 

Nga “DokuFest” përshkruhet si “program bashkëpunimi i krijimit të filmave” dhe se ai “ofron një përvojë praktike dhe unike të të mësuarit në tregimin dokumentar”. 

“Përmes një përzierjeje seminaresh, leksionesh dhe filmash në grup, pjesëmarrësit do të eksplorojnë tema të identitetit, trashëgimisë së përbashkët, të drejtave të njeriut dhe diversitetit kulturor. Me këtë program do të fitoni aftësi praktike në tregim, kinematografi, tingull, montim dhe filmim etik”, shkruan “DokuFest” për programin. 

Mundesh me e lexu edhe…

CrossRoads Festival: 3 ditë art, kulturë dhe aventurë në zemër të Hanit të Elezit

Programi do të mbahet në gjuhën angleze dhe të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit janë të mbuluara. Punëtoria për filmbërje do të zgjasë dy javë në Prizren, nga 8 deri më 21 qershor. Tek ajo se çfarë mund të presin të përzgjedhurit, midis tjerash përfshihet edhe premiera në edicionin e sivjetmë të  Festivalit. Gjithashtu edhe mentorimi nga filmbërës me përvojë nga Kosova dhe diaspora, krijimi bashkëpunues i filmave dokumentarë të shkurtër si dhe njohje të reja dhe përvoja kulturore. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një program i përafërt është mbajtur nga 21 prilli deri më 9 maj. Katër filmbërës nga Britania e Madhe dhe po aq nga Kosova i ka bërë bashkë projekti i Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” dhe i Institutit Skocez i Dokumentarit.

Prodhimi i katër filmave synohet të jetë produkti final i projektit “Breaking Borders” që, po ashtu, premierën do ta kenë në edicionin e sivjetmë të festivalit në Prizren.

“’Breaking Borders’ është një program i financuar nga ‘British Council’ të cilin jemi duke e bërë bashkë me ‘Scottish Documentary Institute’. Është një program që sjell nga katër ‘alumni’ të programeve tona që i kemi në kuadër të ‘Future is here’ e programeve të tjera edukative dhe të cilat ndihmojnë në krijimin e filmbërësve. ‘Scottish Documentary Institute’ i ka përzgjedhur katër pjesëmarrës dhe ne dy, e të cilët do të punojnë në çifte dhe do të jenë në programin e rezidencës që mbahet në Prizren nga 21 prilli deri më 9 maj”, pati shpjeguar udhëheqësi i “DokuLab”, Eroll Bilibani për KOHËN. 

Nga filmbërësit vendorë pjesëmarrës janë: Manushaqe Ibrahimi, Leart Rama, Dafina Daka dhe Hana Ahmeti. Ndërsa nga ata që vijnë nga Instituti Skocez i Dokumentarëve janë filmbërësi nga Bangladeshi, Riad Arfin, arabi Huss Al-Chokhdar, Meray Diner dhe Eoin Wilson./KOHA/Katror.info

TAGGED:breaking bordersDokuFestDokumentaretfestivaliKino Kosovalajme të miraPrizreni

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të banimit të përballueshëm në Podujevë
Artikulli i ardhshëm Pierpaolo Piccioli, drejtori i ri kreativ i “Balenciagas”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Revolucioni gjenetik që kthen dëgjimin: Fillimi i fundit të shurdhësisë?

24 Shikime
Lajme të mira

Shkencëtarët zbulojnë një aleat të klimës në Inteligjencën Artificiale

23 Shikime
Lajme të mira

Proda: Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?