Real Madridi e ka shënuar fitoren e pestë rresht në të gjitha garat të martën. Madrilenët mposhtën Alavesin me rezultatin 3:2, në kuadër të javës së shtatë të La Ligas spanjolle.
Reali kaloi në epërsi me golin e minutë së parë të shënuar nga Lucas Vazquez. Të dytin e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 40-të, kurse në minutën e 48-të për 3:0 realizoi Rodrygo, shkruan koha.
Por, në fund të ndeshjes, Alavesi ia rrezikoi fitoren Realit. Shënoi dy gola të shpejtë për 3:2. Të parin për Alavesin në minutn e 85-të e shënoi Carlos Benavidez, kurse një minutë më vonë shënoi, Kike Garcia.
Reali i është afruar një pikë lideres Barcelonës që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Reali zë vendin e dytë me 17 pikë, kurse Barcelona të parin me 18 pikë. Alavesi është në vendin e tetë me dhjetë pikë.