Reklamat në Instagram dhe Facebook u rritën këtë pranverë, duke sjellë fitime të mëdha për kompaninë mëmë Meta, shkruan BBC të enjten.
Kompania ka thënë se të ardhurat u rritën në më shumë se 39 miliardë dollarë në periudhën prill – qershor, 22 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Fitimet për kompaninë ishin gati 13.5 miliardë dollarë, pavarësisht se investimit të madh në projektet e inteligjencës artificiale (IA).
Kompania pati fitime më të mira pasi rriti çmimet e reklamave, të cilat arritën në më shumë njerëz.
Të mërkurën, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Metas, Mark Zuckerberg ka thënë se ka parë një tremujor “të fortë” dhe sugjeroi se sistemi i tij i IA është “në rrugën e duhur për të qenë asistenti më i përdorur i IA në botë deri në fund të vitit”.
Meta ka shpenzuar shuma të mëdha në IA, si dhe produkte të realitetit virtual, si kufjet e saj.
Zuckerberg dhe drejtues të tjerë të teknologjisë si Google, Microsoft dhe OpenAI janë përfshirë në një betejë për të krijuar mjete të fuqishme të IA.
Meta paralajmëroi të mërkurën se pret të shpenzojë deri në 40 miliardë dollarë këtë vit për zhvillimin e produkteve të IA dhe se shpenzimet më të larta do të vazhdojnë në vitin 2025./Katror.info