Helen Williams nga Nigeria ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness për realizimin e parukës më të gjatë të punuar me dorë.
Paruka, e cila kushtoi 2500 dollarë, është 351.28 metra e gjatë dhe u deshën 11 ditë për t’u bërë. Asaj i duheshin 1000 fije floku, 12 kanaçe llak flokësh, 35 tuba ngjitës flokësh dhe 6250 karfica.
“Kjo arritje është një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur ndonjëherë. Ende nuk mund ta besoj”, thotë ajo.
Pavarësisht se ka bërë paruke për tetë vjet, ajo thotë se kjo nuk ishte detyrë e lehtë pasi ajo “ndihej e rraskapitur” gjatë procesit.
“Miqtë dhe familja më inkurajuan. Nuk doja t’i zhgënjeja, kështu që u fokusova,” thotë ajo.
Pas përfundimit të thurjes, ishte e vështirë të gjeje një vend për ta matur me saktësi.
Paruka u vendos në autostradën që lidh qytetet Lagos dhe Abeokuta për t’u matur dhe konfirmuar më pas nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness.
Williams e vuri parukën në ekspozitë në zyrën e saj në mënyrë që njerëzit të mund të vinin dhe ta shikonin atë./Katror.info