Hatchback-u francez do të vij me shumë ndryshime të stilit aktual, me një pjesë të përparme të re, më të mprehtë, me fenerë më të hollë LED të vendosur mbi dritat e mëdha të ditës në formë shigjete, bazuar në fotot e para të publikuara gjatë një testimi.
Pjesa e pasme e makinës do të ketë dritat e frenave të ridizajnuara dhe një parakolp më këndor.
Pritet që çdo përmirësim, synon ta bëjë motorin e Clio-s, TCe 90 i zakonshëm me 89 kuaj fuqi ose hibrid E-Tech me 143 kuaj fuqi, në përputhje me rregulloret e ardhshme të emetimeve Euro 7.
Pjesa e brendshme pritet të përfitojë nga shumë ndryshime, duke u bazuar në planet e Renault për të bërë sa më shumë pjesë funksionale brenda veturës vetëm me prekje./Katror.info