A$AP Rocky, reperi i njohur amerikan sapo ka lancuar këngën e tij të re me një titull aspak të zakontë, “Taylor Swift”. Sapo shohim apo dëgjojmë titullin menjëherë mendja na shkon tek këngëtarja e famshme me të njëjtin emër e cila kudo shkel, sheshet e koncerteve të saj janë të mbipopulluar.
Kënga e re u publikua të premten më 30 gusht 2024, një datë që fillimisht ishte parashikuar për publikimin e albumit të tij të ri “Don’t Be Dumb”, por dalja e tij është shtyrë për në vjeshtë pa një datë të caktuar. Pa dyshim, “Tailor Swif” ka ndarë opinionin publik, veçanërisht në rrjetet sociale: ndërsa fansat e A$AP janë entuziastë për rikthimin e tij në skenën muzikore, kritikat nga ana e Swifties vazhdojnë, duke akuzuar reperin se ka përdorur emrin e Taylor për të marrë sa më shumë vëmendje të jetë e mundur.
Disa flasin për një “fiksim” të disa reperëve ndaj këngëtares, ndërsa të tjerë kërkojnë që emri i Taylor të mos përdoret më kot. Shumë përdorues në rrjetet sociale kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për daljen e këngës së re të A$AP Rocky, që pa dyshim do të mbetet në qendër të diskutimeve për një kohë të gjatë./Katror.info