Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Sivasspor.
Manaj është në garë për golashënuesin e Superligës së Turqisë, teksa për momentin rënditet në vendin e 3-të me 18 gola.
Më shumë gola kanë shënuar vetëm Mauro Icardi (21 gola te Galatasaray) dhe veterani Dzeko (20 gola te Fenerbahçe.
Deri në fund të sezonit, janë në program edhe katër ndeshje dhe mbetet të shihet nëse 27 vjeçari do të këtë sukses në shënimin e golave./Katror.info