Rihanna dhe A$AP Rocky janë çifti cool dhe super stylish, si dhe prindër të një bebushi që lindi në maj.
Por, burimet thonë se Riri po mendon të zgjerojë familjen dhe se “nuk do asgjë më shumë” se të ketë të tjerë fëmijë me partnerin e saj.
“Rihanna dhe A$AP Rocky janë kaq të dashuruar dhe kalojnë super mirë bashkë”, tha burimi. “Ata janë një dyshe fantastike, sidomos kur bëhet fjalë për prindërimin e bebushit të tyre. Rihanna ka ëndërruar gjithmonë të jetë mama dhe kjo e krenon shumë. Në të ardhmen, do të tjerë fëmijë me A$AP”.
Gjithsesi, duhet theksuar se Riri për momentin është shumë e zënë, sidomos me linjën e saj, “Savage X Fenty”, me të cilën po korr një sukses të jashtëzakonshëm. “Fenty Beauty” është gjithashtu një markë gjithmonë e më e famshme.
E, sikur të mos mjaftonin këto, Rihanna u rikthye në studio për të punuar me albumin e ri, si dhe u rikthye fuqishëm me dy super këngë, “Lift Me Up” dhe “Born Again”, për filmin “Black Panther: Wakanda Forever”.
Le të mos harrojmë dhe përgatitjen e saj për Super Bowl 2023.
Por, këngëtarja dhe ikona e modës e adhuron të qenit mama dhe këtë e ka shprehur, duke treguar përvojën e saj. Ajo tha se lë kokën për fytyrën e bebushit në mëngjes.
“Ta shoh bebushin me ato baluket e vogla dhe teksa zgjohet…është kaq e lezetshme…pjesa më e bukur e ditës”, u shpreh Riri dhe jemi të bindur që me gjithë punët që ka në dorë, do të gjejë kohë për bebushin nr.2.