Rihanna thuhet se do ta këndojë këngën përmbyllëse për vazhdimin e ardhshëm të Black Panther. Gjithashtu këngëtarja do të incizojë këngë të shumta që do të shfaqen në film. Sipas burimeve, kantautorja aktualisht është duke incizuar këngën e përmbyllëse.
Filmi origjinal Black Panther, në të cilin luante i ndjerin Chadwick Boseman, shfaqi këngën All the Stars në pjesën përmbyllëse. Kënga u realizua nga artisti i Hip Hop-it Kendrick Lamar dhe gjithashtu shfaqi këngëtarin R&B SZA, shkruan Cinema Express.
Rihanna thuhet se do ta kompozojë këngën origjinale për vazhdimin pasardhës dhe do ta lansojë këngën pas publikimit të filmit.
Në “Black Panther: Wakanda Forever”, luajnë një kast aktorësh që përfshin Lupita Nyong’o, Letitia Wright, Danai Gurira, Winston Duke, Florence Kasumba, Dominique Thorne, Michaela Coel, Martin Freeman dhe Angela Bassett.
- Advertisement -
Ryan Coogler, regjisori i filmit origjinal në vitin 2018, rikthehet për të drejtuar regjinë për vazhdimin. Filmi, i planifikuar të dalë më 11 nëntor, do ta përfundojë fazën e katërt të vazhdimit të Marvel Cinematic Universe./Katror.info