“Zemër Luana” spektakli i argëtimit nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës ka nisur sot në TV Klan.
Moderatorja shumë e dashur për publikun pak para fillimit të emisionit ka shpërndarë foto në Instagram duke konfirmuar rikthimin pas një pauze që nga përfundimi i emisionit të saj “Shiko kush luan” në Top Channel.
“Për ata që më kërkuan me ngulm, për ata që s’më harruan, për ata që më priten, për ata që më kuptuan, për ata që zgjedhin të jenë me mua kudo e në cdo hap timin… uroj t’jua shpërblej sadopak!!! Ju dua!”, ka shkruar Luana duke iu kërkuar fansave që t;u urojnë fat.
Ndërkohë, ajo ka bërë të ditur edhe se kush janë kapitenët e dy skuadrave.
Ajo ia ka dalë që të bëjë bashkë dy nga aktorët më të përfolur të humorit, por që nuk flasin me njëri-tjetrin. Ata janë Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku.
Dyshja refuzuan të përballeshin në skenë, por edhe pse tensioni shihej mes tyre, programi dhe argëtimi filloi!