Historia e Amber Heard dhe Johnny Depp mund të përfundojë sërish në një sallë gjyqi. Disa muaj pas një gjykimi në favor të Depp në një gjyq për shpifje me ish-bashkëshorten e tij, e cila u urdhërua për të paguar 10.4 milionë dollarë, aktorja kërkon hakmarrje duke apeluar vendimin dhe duke kërkuar një gjyq të ri. Lajmi është raportuar nga New York Times.
Sipas dokumenteve ligjore nga një gjykatë në Virxhinia, avokati i Heard argumenton se gjyqi u zhvillua në shtetin e gabuar (Virxhinia) kur duhej të zhvillohej në Kaliforni, ku të dy paditësit janë banorë.
Ai gjithashtu kundërshton vendimin e gjyqtarit për të përjashtuar disa nga provat, duke përfshirë shënimet e psikologëve që dokumentojnë abuzimin e supozuar. Në bazë të këtyre dhe konsideratave të tjera, kërkohet që vendimi të shfuqizohet ose me refuzimin e kërkesave të Depp ose me një gjykim të ri./Katror.info