Rebel a.K.a UniKKatil ka vendosur të jetë aktiv këtë vit.
Reperi kosovar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), e që është i njohur për lirikat e tij që thumbojnë aspekte të jetës sociale të shoqërisë shqiptare, por edhe këngëtarët e estradës, ka paralajmëruar se sot do të lansojë një projekt të ri.
“Nesër n’ora 18:00 del sendi i ri 🙃!!!E nuk ôsht i fundit për këtë sezonë”, ka shkruar UniKKatil, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka.
- ADVERTISEMENT -
Duket se UniKKatil ka vendosur që të jetë sa më shumë aktiv këtë vit, që do të thotë se ai po planifikon që të bëjë edhe disa koncerte në Kosovë e Shqipëri gjatë verës, por edhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarë./Katror.info