katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Takim strategjik në SHBA, Kosova përgatitet për prokurime të reja ushtarake me ndihmën amerikane
    16 hours ago
    KPM publikon raportin e monitorimit të mediave gjatë fushatës zgjedhore
    17 hours ago
    Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE
    17 hours ago
    Osmani: Çmimi i NATO-s është vlerësim për të gjitha gratë e Kosovës
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Fitore Syla me dizajnin e lekave triumfon në Lubjanë
    2 days ago
    Kosova pjesë e ECMI – mundësi që ta ketë zërin e shoqërisë civile në procesin e zgjerimit të BE-së
    2 days ago
    Kongresi i Këshillit të Evropës vlerëson zgjedhjet lokale në Kosovë
    2 days ago
    Osmani nderohet me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Lopez e Affleck ndodhen “në një periudhë shumë të mirë”
    23 hours ago
    Publikohet lista e konkurrentëve për Festivalin e Këngës në RTSH
    23 hours ago
    Ben Stiller fajëson rrjetet sociale për mungesën e filmave komedi
    23 hours ago
    Diane Keaton – ylli kinematografik me ambicie e stil të veçantë
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    7 days ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    1 week ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 week ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    1 week ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    18 hours ago
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    2 days ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    2 days ago
    Rrugët më të bukura hekurudhore për të parë ngjyrat e vjeshtës
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rikthimi i Kosovës në EQAR: Një kapitull i ri për arsimin e lartë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Rikthimi i Kosovës në EQAR: Një kapitull i ri për arsimin e lartë

Last updated: 15/07/2025 11:28 AM
47 Shikime
Shpërndaje
Foto: Shutterstock

Kosova ka hyrë zyrtarisht në hartën evropiane të cilësisë në arsimin e lartë. Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), një arritje që e vendos sistemin kosovar të akreditimit përkrah institucioneve më të avancuara evropiane.

Contents
Një arritje me ndikim kombëtar e ndërkombëtarInstitucionet kosovare përfitojnë akses në fondet dhe programet evropianeKosova, e para në rajon që rikthehet në EQARNjë proces me përkushtim dhe transparencëRikthimi pas përjashtimit të vitit 2018

Vendimi historik vjen pas një vlerësimi pozitiv nga ekipi i pavarur i Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA), dhe rikthen Kosovën në EQAR pas përjashtimit të saj në vitin 2018, për shkak të ndërhyrjeve politike në punën e Agjencisë.

Në letrën zyrtare të EQAR-it, dërguar drejtorit të përgjithshëm të AKA-së, Naim Gashi, presidenti i EQAR-it, Stéphane Lauwick shkruan: “Aplikimi juaj është aprovuar dhe përfshirja juaj do të jetë e vlefshme deri më 31.12.2029. Ju lutem pranoni urimet e mia për aplikimin tuaj të suksesshëm dhe përgëzimet e mia të përzemërta për punën tuaj në emër të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Regjistrit.”

Mundesh me e lexu edhe…

🎉 Kosova, anëtare me të drejta të plota në EQAR! 🇽🇰🇪🇺 Me krenari ndajmë lajmin historik: Kosova është pranuar zyrtarisht në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) – duke u bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që arrin këtë status prestigjioz! Kjo arritje e jashtëzakonshme vërteton përkushtimin e Kosovës për arsim cilësor dhe standarde evropiane. Diplomat tona tashmë bartin vulën e cilësisë evropiane, duke hapur dyert e së ardhmes për studentët tanë. Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në këtë sukses kombëtar! 🇽🇰 #EQAR #Kosova #ArsimiCilësor #AKA #EuropeanStandards

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Posted by Agjencia e Kosovës për Akreditim – Kosovo Accreditation Agency on Monday, July 14, 2025

Një arritje me ndikim kombëtar e ndërkombëtar

Përmes këtij anëtarësimi, AKA fiton statusin e një institucioni të besueshëm ndërkombëtar, i aftë për të vlerësuar cilësinë në arsimin e lartë jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivel evropian.

Sipas vetë Agjencisë, kjo është një njohje ndërkombëtare e përkushtimit dhe profesionalizmit në përmbushjen e standardeve më të larta evropiane për sigurimin e cilësisë, që rrit kredibilitetin e arsimit të lartë në Kosovë.

Për studentët, kjo nënkupton njohje të garantuar ndërkombëtare të diplomave, si në aspektin akademik ashtu edhe në atë profesional, duke lehtësuar mobilitetin, punësimin dhe avancimin në studime të mëtejme jashtë vendit.

Institucionet kosovare përfitojnë akses në fondet dhe programet evropiane

Anëtarësimi i AKA-së në EQAR gjithashtu hap rrugën për pjesëmarrje të plotë të universiteteve kosovare në programet arsimore të Bashkimit Evropian, si Erasmus+, Horizon Europe dhe të tjera. Po ashtu, përfitohen mundësi për partneritete ndërkombëtare, zhvillim akademik dhe bashkëpunime shkencore, raporton Katror.info.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kosova, e para në rajon që rikthehet në EQAR

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, prof. Hasnije Ilazi, e cilësoi këtë si një sukses kombëtar:

“Ky është një sukses nacional dhe një arritje kolosale për studentët dhe të diplomuarit kosovarë, pasi që diplomat e tyre tashmë bartin vulën e cilësisë evropiane.”

Ajo shtoi se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që rikthehet në këtë regjistër prestigjioz, pas vitesh pune dhe përpjekjesh institucionale.

Një proces me përkushtim dhe transparencë

Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, tha se kjo arritje është rezultat i një procesi të gjatë dhe të strukturuar që nisi në vitin 2020. “Në vitin 2020 hartuam planin për përmbushjen e 14 standardeve… më 1 korrik 2024, një ekip prej pesë ekspertësh ndërkombëtarë vizitoi Kosovën dhe dha një vlerësim pozitiv.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gashi e përshkroi këtë moment si një “arritje historike”, dhe theksoi se diplomat e Kosovës tani bartin vulën e cilësisë evropiane – një simbol besueshmërie për punëdhënësit dhe universitetet jashtë vendit.

Ai falënderoi të gjithë partnerët institucionalë dhe ndërkombëtarë që kontribuan në këtë sukses, përfshirë ministren Arbërie Nagavci, Qeverinë, Kuvendin, agjencitë homologe nga Kroacia, Austria, Gjermania, si dhe USAID-in.

Rikthimi pas përjashtimit të vitit 2018

Në vitin 2018, EQAR dhe ENQA përjashtuan Agjencinë e Kosovës për Akreditim për shkak të ndërhyrjeve politike, përfshirë shkarkimin e Bordit nga qeveria e atëhershme. Pas këtij akti, Kosova humbi përkohësisht njohjen ndërkombëtare të diplomave.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një reagim në rrjetet sociale, e cilësoi rikthimin si një hap të rëndësishëm për reformën në arsim: “7 vite më vonë, me qeverisjen tonë, kjo agjenci rikthehet si anëtare me të drejta të plota… Jemi të përkushtuar për t’u përafruar me standardet më të larta evropiane në arsim.”

Me këtë vendim, Kosova jo vetëm që rikthen besueshmërinë e institucioneve të saj arsimore, por pozicionohet fuqishëm në hartën akademike evropiane, duke hapur një epokë të re për arsimin e lartë në vend./Katror.info

TAGGED:Agjencia e Kosoves per AkreditimAKAakreditimAlbin Kurtiarritje historikearsim i lartëBallkani PerëndimorBashkimi Evropiancilësi në arsimdiplomë evropianeENQAEQARErasmus+financim evropianHasnije IlaziKosovalajme të miramobilitet studentorNaim Gashinjohja e diplomavenjohje ndërkombëtarepartneritete akademike.përjashtimi 2018reforma ne arsimregjistri evropianrikthimi në EQARsigurimi i cilësisëstandarde evropianetoptophome1universitetet e KosovësUSAID

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Fermerët e Mamushës përfitojnë 200 makineri për spërkatje
Artikulli i ardhshëm Entuziazëm te Drita para ndeshjes vendimtare në Luksemburg

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Fitore Syla me dizajnin e lekave triumfon në Lubjanë

22 Shikime
Lajme të mira

Kosova pjesë e ECMI – mundësi që ta ketë zërin e shoqërisë civile në procesin e zgjerimit të BE-së

34 Shikime
Lajme të mira

Kongresi i Këshillit të Evropës vlerëson zgjedhjet lokale në Kosovë

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?