Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova Rita Ora ka thënë qysh kur ka qenë fëmijë, ajo gjithmonë ka ëndërruar për martesën.
Rita Ora raportohet se është martuar me regjisorin 47-vjeçar, Taika Waititi, në një ceremoni të vogël këtë verë e edhe pse ajo asnjëherë nuk e ka konfirmuar martesën. Por, miqtë e saj e kanë treguar për lidhjen e tyre.
Në një intervistë, Rita Ora ka folur se si Taika është një “njeri i mrekullueshëm”, shkruan Daily Mail.
“Fejesa është diskutuar. Jam e lumtur. Martesa ka qenë diçka që e kam ëndërruar prej kur isha fëmijë dhe ai është njeri i mrekullueshëm”, ka thënë ajo.
Rita ka shtuar se i pëlqen të jetë “e dashuruar”.
Ndërsa, Taika së fundmi ka folur për takimin e Ritën, kur çifti u takua për herë të parë pasi Robert Pattison e dërgoi atë në shtëpinë e tij.
“Ne filluam të bisedonim dhe për tre vitet e gjysmë të ardhshme ne ishim thjesht shokë të mirë. Ne të dy ishim në marrëdhënie të ndryshme. Ishte një miqësi e mirë dhe më pas vendosëm ta ‘prishnim.’”
Taika vazhdoi duke thënë se i pëlqen që të dy punojnë shumë, kanë pavarësinë e tyre, por edhe janë ‘miqtë më të mirë’.
Në gusht u raportua se çifti u martuan në një ceremoni intime në Londër.
Këngëtarja u tha se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe tashmë do të njihet si Zonja Waititi-Ora.