Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ishte e pranishme në ndejën e Vanity Fair të “Oscars”. Ajo ishte e shoqëruar tashmë nga bashkëshorti i saj, regjisori nga Zelanda e Re, Taika Waititi.Çifti natyrisht se morën vëmendje të madhe me veprimet e tyre, gjersa shkëmbyen edhe një puthje të zjarrtë në buzë.

Artistja me origjinë nga Kosova mahniti me një fustan të bardhë me korse në pjesën e sipërme dhe të lëshuar poshtë.
Krijuesja e hitit “Anywhere” kishte lënë mbrapa shpinës flokët kaçurrele, ndërsa dukjen e kompletoi me vathë dhe me një gjerdan të mahnitshëm në qafë. Regjisori i famshëm nga ana tjetër zgjodhi një kostum të zi me një stil të ri të flokëve.
Ndeja e Vanity Fair është mbajtur menjëherë pas përfundimit të edicionit të 95-të të ndarjes së çmimeve.

Ngjarje vjetore siç ndodh rëndom u mbajt në Teatrin Dolby në Hollywood nën prezantimin e Jimmy Kimmel. Ceremonia e këtij viti ishte pa ndonjë incident, marrë parasysh atë që bëri bujë të madhe në vitin e kaluar./Katror.info