Të gjithë sytë ishin mbi Rita Orën dhe burrin e saj Taikia Waititi, ndërsa nikoqirët e MTV Europe Music Awards 2022 ishin ndër të parët që parakaluan në tepihun e kuq të dielën në mbrëmje në Dyzeldorf të Gjermanisë.
Rita do të performojë gjithashtu këngën e saj R.I.P në fillim të eventit, raporton Katror.info.
Në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës, MTV Europe Music Awards 2022 pritet të bëjnë histori shqiptarët, pasi që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë të gjithë artistë me prejardhje shqiptare.
Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë nikoqirë të mbrëmjes që do të prezantojnë edicionin e sivjetmë të MTV EMA.
Ndërkohë, dy këngëtaret tjera të njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë në mbrëmjen e madhe hitet e tyre më të fundit.
Këto të dyja madje janë edhe të nominuara për të fituar një nga çmimet e mbrëmjes, atë të “bashkëpunimit më të mirë”.
Në këtë kategori atyre iu bashkohet në konkurrim edhe shqiptarja tjetër me famë ndërkombëtare, Dua Lipa./Katror.info