E rrethuar nga fansat dhe kamerat, ajo i përshëndeti picamenët ndërsa u dëgjua të flasë shqip duke thirrur “Shqiptarët përgatisin më së miri”.
Këngëtarja shqiptare e njohur ndëkombëtarisht Rita Ora e ka treguar sërish me krenari prejardhjen e saj. Teksa ndodhet në Londër, Ora ka ndaluar në një piceri ku siç duket punonjësit dhe pronari janë me origjinë shqiptare. E rrethuar nga fansat dhe kamerat, ajo përshëndet me picierët ndërsa dëgjohet të flasë shqip se “Shqiptarët përgatisin më së miri”.
Nuk është hera e parë Rita e lavdëron kuzhinen tradicionale shqiptare, pasi edhe më herët ajo ka pranuar se është adhuruese e flisë dhe pites shqiptare.
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ishte prezantuese në evenimentin më të njohur të muzikës “MTV Europe Music Awards 2022”, bashkë me partnerin e saj Taiki Watiti.
Një moment që tërhoqi vëmendjen ishte kur Rita dhe Bebe po luanin një lojë në skenë teksa Ora e quajti “motra ime shqiptare”.“Hidhe fort topin, unë e di që mund ta bësh, ti je motra ime shqiptare”, u dëgjua të thoshte Rira Ora. Këngëtarja nuk ka denjuar në asnjë moment të tregojë me krenari rrënjët e saj shqiptare./Katror.info