Një hap i madh është bërë këtë javë në fushën e taksive autonome. Kompanitë amerikane Waymo dhe Criuse morën lejet e para për transportin komercial të udhëtarëve ditën dhe natën dhe tarifimin e shërbimeve.
Zhvillimi afatgjatë i automjeteve autonome dhe miliarda dollarë investime nga kompanitë Waymo (që rrjedh nga Google) dhe Cruise (në pronësi të General Motors) më në fund do të fillojnë të japin rezultat. Domethënë, këto kompani ishin të parat në SHBA që morën licenca të plota për futjen e shërbimit komercial të transportit të udhëtarëve me taksi pa shofer, ditë e natë. Ato u miratuan nga Komisioni i Shërbimeve Publike të Kalifornisë (CPUC), dhe i referohet zonës së qytetit të San Franciskos, “shtëpia” e industrisë së teknologjisë amerikane, shkruan Katror.info.
Leja CPUC lejon Waymo dhe Cruise që të paguhen për shërbimet e transportit të njerëzve në taksi robotë, dhe në shumicën e rasteve pa nevojën që një operator të ulet në makinat e tyre autonome, dmth. një shofer që do të merrte kontrollin e mjetit në situata kritike.
Të dy operatorët taksive robotë e pritën me entuziazëm këtë vendim, duke thënë se është hapi i fundit në procesin e gjatë dhe të vështirë të certifikimit të automjeteve autonome. Ata njoftojnë se së shpejti do t’i vënë shërbimet e tyre në dispozicion të një numri të madh banorësh të San Franciskos, shumë prej të cilëve “mezi presin”.
Domethënë, Waymo thotë se tashmë janë më shumë se 100 mijë persona në listën e pritjes, me rritjen e mëtejshëm të kërkesës për shërbimet e saj. Deri më tani, ata kanë kryer tashmë 10,000 ngasje autonome në ditë, si pjesë e programeve të testimit në San Francisko dhe Phoenix. /Katror.info