Rock & Blues Music Festival është festival tashmë i përvitshëm që mbahet në Prizren.
Edicioni i sivjetmë i Prizren Rock & Blues Music Festival do të zhvillohet në datën 10&11 Qershor 2023, në ITP Park Prizren. Ky edicion i pare i festivalit do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.
Blues Beatles, Playa Band, Samuli Federley, Leb i Sol, 3 Musketierët, “Minatori”, Jericho, Eugent Bushpepa dhe Menan Kiseri janë artistët dhe grupet shqiptare që do të ndezin skenën në këto dy netë magjike.
Festivali Rock& Blues në qytetin e Prizrenit është frymëzuar nga vetë fillimet e muzikës rock dhe blues në Kosovë duke pasur parasysh elementet e përbashkëta të muzikës popullore, të kujtesës, historisë, ndjenjës sublime të dashurisë dhe revoltës. Me qëllimin e vetëm për të promovuar potencialin tonë turistik, përmes Festivalit të Muzikës Rock and Blues në Prizren do të sjellim në skenë grupet dhe artistët më të njohur kombëtar/rajonal dhe ndërkombëtar të muzikës rock dhe blues.
Rock&blues do të ketë si objektiv kryesor edukimin e brezave në këtë zhanër si edhe do të kontribuojë në promovimin e turizmit si një potencial i pashfrytëzuar që do të ndihmojë ekonominë vendase./Katror.info