Teknologjia në topin e ndeshjes që u përdor në Kupën e Botës vërtetoi përfundimisht se Cristiano Ronaldo nuk pati asnjë kontakt me topin për golin e parë të Portugalisë në fitoren 2-0 ndaj Uruguait të hënën, kanë konfirmuar për ESPN FIFA dhe prodhuesit e topave adidas.
Portugalia arriti të shënonte në minutën e 54-të, por identiteti i golashënuesit mbeti si në dyshime se a ishte Bruno Fernandes apo Ronaldo dhe trajneri Fernando Santos nuk arriti ta sqaronte pas ndeshjes nëse Ronaldo siguroi apo jo goditjen përfundimtare.
Mirëpo pas 15 minutash FIFA konfirmoi se goli nënshkruhet si i Bruno Fernandes.
Megjithatë kaq mjaftoi që interneti të pushtohej nga shakatë dhe meme-t të cilat tallnin Ronaldon se ishte ai që shënoi golin.
Shijojini disa nga to: