Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, vazhdon të mbetet futbollisti më i paguar, ka njoftuar të premten revista “Forbes”.
“Forbes” ka publikuar listën e dhjetë futbollistëve që kanë përfituar më së shumti para në këtë vit.
Të ardhurat e portugezit janë 280 milionë dollarë.
Lionel Messi i Inter Miamit është i dyti me 130 milionë dollarë, më pak se gjysma e parave që përfiton Ronaldo.
Kjo listë është bërë në bazë të të ardhurave nga klubi si dhe nga sponsorizimet jashtë futbollit.
Karim Benzema me 104 milionë dollarë e kompleton top-treshen.
Në listë janë edhe Kylian Mbappe, Erling Haaland, Vinicius Junior, Mohamed Salah, Sadio Mane, Jude Bellingham dhe Lamine Yamal. Yamali është fitues i 43 milionë dollarëve./Koha/Katror.info