Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka gjetur sërish rrugën e golit për Sparta Pragën.
Të dielën mbrëma, në ndeshjen kundër Zlinit në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit çek, Rrahmani shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 31-të.
Ky realizim e çon në shtatë gola në 13 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat për 25-vjeçarin, i cili po vazhdon të jetë një prej pikave më të forta të skuadrës çekë./RTK/Katror.info