Aktori që na ka bërë aq shumë të qeshim në rolet komike në filmat e Monty Python Eric Idle është një i mbijetuar.
Në javën e kaluar ai rrëfeu publikisht se është shëruar nga kanceri i pankreasit, tri vjet pasi që u diagnostifikua.
Ekipi i tij mjekësor i tha se falë diagnozës së hershme dhe operacionit, ai ka të ngjarë të jetë edhe për një kohë të gjatë mes nesh, shkruan The Guardian.
Idle i ka dashur gjithmonë ironitë e tij. Dhe për këtë askush nuk ia kalon. Rreth 15 vjet më parë ai filloi të punonte për një projekt të quajtur “Vdekja”(Death:Musical). Muzikali u bë obsesioni i tij, edhe pse shumë njerëz i thanë se nuk do të funksionojë.
Skenari ishte i thjeshtë – një burrë që shkruan muzikalin zbulon se po vdes.
Idle kërkoi këshilla nga mjeku i tij. “Unë thashë: ‘Cila është mënyra më e shpejtë për të hequr qafe një personazh?’ dhe ai më tha: ‘Kanceri i pankreasit.’
- Advertisement -
“Ky është i njëjti mjek që përfundoi duke më diagnostikuar edhe në jetën reale. Ky ishte skenar i ndyrë! Kështu që më duhej të qeshja. Dhe kur bëhet fjalë për veten tënde është edhe më qesharake,” rrëfen Idle.
A ka qarë në të vërtetë kur u diagnostifikua me kancer.
“Kam qarë kur e kam kuptuar se do të jetoj.”
Mbase Idle është më së shumti i njohur me këngën e famshme Always Look on the Bright Side of Life, të shkruar nga ai dhe kënduar nga karakteri Mr Cheeky në filmin e Python “Life of Brian.”
Vetëm pasi mori lajmin e mirë të fundit nga mjeku i tij, Idle foli publikisht në lidhje me kancerin, duke lansuar fondin “Bright Side Fund.”
Ai vendosi se ishte koha për të bërë fushatë, për t’u thënë njerëzve se ka shpresë.
- Advertisement -
“Kjo është arsyeja pse fola publikisht për këtë. Doja t’ju thoja të gjithëve: ‘Shiko, isha shumë me fat dhe mbijetova. Dhe kjo vlen edhe për juve.’ Kam dëgjuar nga kaq shumë njerëz të thonë se sa e rëndësishme është kjo për ta. Kjo më bën të qaj,” shprehet Iddle duke gëlltitur lotët.
“Më thoni nëse ekziston një këngë më e përshtatshme për mua sesa ‘Always Look on the Bright Side of Life”.
Përgatiti:
