Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në muajin qershor 2023, indeksi i qarkullimit të shërbimeve kishte rritje më të madhe te hotelet me 13,71 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022).

Ndërsa numri i të punësuarve në muajin qershor, sipas ASK-së kishte rritje te Transporti dhe Magazinimi për 0,96 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Mirëpo krahasuar me muajin qershor të vitit 2022, sipas kësaj agjencie rënie kishte në: sektorin e industrisë përpunuese 0,8 për qind, si dhe në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 0,6 për qind, si dhe në numrin e të punësuarve në sektorin e industrisë nxjerrëse 0,1 për qind./Katror.info
Përgatiti:
