Rrushi përmban më shumë se 1,600 përbërës natyralë, përfshirë antioksidantë të fuqishëm si polifenolet, flavonoidet, antocianidinat, katekinat, acidet fenolike dhe resveratroli, të cilët e bëjnë atë një nga frutat më të dobishme për shëndetin.
Sipas studiuesit të njohur të kancerit, John M. Pezzuto, dekan i Kolegjit të Farmacisë dhe Shkencave të Shëndetit në Universitetin Western New England, këto përbërës nuk veprojnë veçmas, por në ndërveprim me njëri-tjetrin, duke ofruar një gamë të gjerë përfitimesh për trupin.
Studimet tregojnë se rrushi mbështet sistemin kardiovaskular, ndihmon në uljen e kolesterolit, relakson enët e gjakut, përmirëson metabolizmin dhe funksionet njohëse të trurit. Ai gjithashtu mbron lëkurën nga rrezatimi UV, nxit një mikrobiomë të shëndetshme në zorrë, rrit diversitetin e saj dhe mbron shëndetin e syve.
Ky kombinim unik e bën rrushin jo vetëm një frut të shijshëm, por edhe një aleat të fuqishëm për shëndetin afatgjatë./Katror.info