Numri i njerëzve të pasur në botë u rrit me një ritëm të shpejtë vitin e kaluar, i nxitur nga fitimet në tregun e aksioneve dhe çmimet e banesave.
Rreth 5.2 milionë njerëz u bënë milionerë vitin e kaluar, gati gjysma e tyre vetëm në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit të fundit vjetor të pasurisë të publikuar nga Credit Suisse, raportoi CNN-i të mërkurën.
“Kjo është rritja më e madhe e numrit të milionerëve të regjistruar në një vit këtë shekull”, tha Credit Suisse.
Në mbarë botën, numri i përgjithshëm i milionerëve ishte 62.5 milionë në fund të vitit 2021, vlerësoi Credit Suisse.
Raporti, i cili u publikua të martën, zbuloi se pasuria e përgjithshme globale arriti në 463.6 trilionë dollarë në fund të vitit të kaluar, duke u rritur me 9.8%.
Çuditërisht, dy ekonomitë kryesore – Shtetet e Bashkuara dhe Kina, panë fitimet më të mëdha në pasurinë e familjeve, të ndjekura nga Kanadaja, India dhe Australia.
- Advertisement -
Secili vend ka të ngjarë të ndihmohet nga rritje të konsiderueshme të prodhimit ekonomik në vitin 2021, të kombinuara me aktivitet të fuqishëm në tregjet e tyre përkatëse të aksioneve, tha banka.
“Kjo përkeqësoi edhe një herë pabarazinë globale, e cila tashmë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë gjithë pandemisë”, thuhet në raport.
Përgatiti:
