Mohamed Salah është shpallur “Lojtari më i mirë i vitit” për edicionin 2024-25 të Premier League.
Kjo është bërë e ditur gjatë një ceremonie në Manchester të martën në mbrëmje.
Kjo është hera e tretë që Salah fiton këtë çmim, duke u bërë futbollisti i parë në histori që arrin këtë sukses, pasi e kishte fituar atë më 2017-18 dhe 2021-22.
Ky çmim jepet nga Shoqata Profesionale e Futbollistëve në Angli dhe votimi bëhet nga vetë futbollistët profesionistë të ligave angleze.
Në sezonin e fundit, Salah ka kontribuar me tridhjetë e katër gola dhe njëzet e tri asistime në pesëdhjetë e dy ndeshje në të gjitha garat, duke ndihmuar Liverpool të fitojë Premier League./RTK/Katror.info