U.d. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka pritur sot Delegacionin e Komisionit për Ligjet të Parlamentit të Finlandës, të kryesuar nga Juho Eerola, me pjesëmarrjen e Ambasadores së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, dhe deputetëve të tjerë finlandezë.
Gjatë takimit, ministri Sallahu falënderoi Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes institucioneve të të dyja vendeve në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Ai prezantoi prioritetet dhe arritjet e Ministrisë së Drejtësisë, duke përfshirë reformën në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, trajtimin e dhunës në familje, digjitalizimin e shërbimeve dhe rezultate të tjera të rëndësishme.
Në kuadër të diskutimeve, të dyja palët shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës në fushën e drejtësisë. Në përfundim, u konfirmua angazhimi i përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit në sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë./Katror.info