Atletet e kombëtares së Kosovës, Sara Susuri dhe Enisi Bytyçi, synojnë paraqitje dinjitoze në Kampionatin Evropian U20, që do të mbahet në Jerusalem të Izraelit.
Atletët janë të përgatitur maksimalisht për këtë sfidë të madhe evropiane.
Sara thotë se nesër do të udhëtojnë për në Jerusalem.
Ndërsa sa i përket disiplines në të cilën do të paraqiten Sara dhe Enisi, Sara tha se të dy do të paraqiten në 200 metra
“Të dytë kemi me garuar në disiplinën 200 metra. Konkurrenca është shumë e fortë. Normalisht të dytë jemi shumë në formë edhe synojmë që të kemi shumë sukses”, u shpreh Susuri./Katror.info