Gjatë javëve në vijim Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.
Kryeministri Albin Kurti, këtë e ka bërë të ditur përmes një video të cilën e ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social Facebook.Kurti, ka thënë se përmes këtyre masave synojnë t’i përkrahin 1300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjetike të shtëpive sikurse: izolimi ose ndërrimi i dritareve, dhe 5000 familje për të blerë pajisje për ngrohje./Katror.info