Këngëtarja amerikane me prejardhje latine, Shakira po planifikon të zhvendoset në Miami në mënyrë që ajo dhe fëmijët të jenë më afër familjes së saj.
Këngëtarja që jetoi në Barcelonë për tetë vjet, ndërmori këtë lëvizje pas ndarjes së saj nga futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, raporton People.
Ajo dhe futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, janë ndarë në fillim të këtij viti.
Një ditë më parë është raportuar se ish-çifti kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve pas ndarjes.
Ata shpresojnë që marrëveshja do t’u mundësojë dy djemve të tyre që “të vazhdojnë jetën në një mjedis të sigurt dhe të qetë”.
“Qëllimi ynë kryesor është që t’u garantojmë fëmijëve tanë mjedis të sigurt dhe të mbrojtur në mënyrë që ata të vazhdojnë jetën të sigurt dhe të qetë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të tyre.
Shakira dhe Pique kanë së bashku djemtë, Milan 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç.