Futbollisti shqiptar ka thyer në tjetër rekord në Përfaqësuesen helvetike.
Xherdan Shaqiri ka hyrë në historinë e Përfaqësueses zvicerane duke u paraqitur në katër edicione të Botërorit.
Futbollisti shqiptar ka marrë pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022), për kombëtaren e Zvicrres, përcjell albinfo.ch.
Me këtë statistikë, Shaqiri arrin Valon Berhamin që ka zbritur në fushë me përfaqësuesen e Zvicrës në Kupat e Botës 2006, 2010, 2014 dhe 2018.
Të dy futbollistë janë shqiptarë, ndërsa Behrami është pensionuar nga Nati.
Kujtojmë që Zvicrra mposhti Kamerunin me rezultat 1:0 ku ishte pikërisht Shaqiri ai që asistoi për gol./Katror.info