Xherdan Shaqiri, futbollisti me prejardhje nga Kosova që luan për përfaqesuesen e Zvicrës, është bërë lojtari i tretë në histori që ka shënuar në tri kampionatet botërore të fundit, dhe lojtari I parë zviceran me këtë rekord, shkruan talksport.com. Ai e arriti këtë me golin që shënoi ndaj Serbisë në ndeshjen e së premtes në Botëror.
Të vetmit lojtarë që kanë shënuar në secilin nga tri kampionatet botërore ishin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Shaqiri gjithashtu bëhet lojtari i dytë pas Cristiano Ronaldos që realizon në pesë kampionate madhore me përfaqësuesen.
Ai ka realizuar gol në Botërorin e 2014-s, Euro 2016, Botërorin e 2018-s, Euro 2020 dhe Botërorin e këtij viti. Shaqiri ka shënuar pesë gola në botërore.