Kompania Alef Aeronautics ka marrë lejen për të testuar makinat e saj fluturuese, të cilat duhet të dalin në shitje pas dy vitesh.
Kompania kaliforniane Alef Aeronautics, projekti i së cilës u mbështet nga SpaceX, ka marrë tashmë 440 porosi për makinën e saj elektrike fluturuese. Ky mjet mund të transportojë dy udhëtarë, të lëvizë në rrugë dhe nëse është e nevojshme të ngrihet vertikalisht, shkruan Katror.info.
Me një karikim të vetëm mund të përshkojë në rrugë gati 322 kilometra, të fluturojë 177 kilometra, mund të parkojë edhe në parkingje standarde, që do të thotë se nuk ka nevojë për infrastrukturë të veçantë.

Ai duhet të dalë në treg në vitin 2025 me një çmim fillestar prej 300.000 dollarë, shkruan Katror.info.
Megjithatë, këto automjete duhet së pari të tregohen të sigurta në teste, jo vetëm për drejtuesit, por edhe për ata që janë poshtë tyre.
Sigurisht, siguria sigurohet në një sërë mënyrash, duke përfshirë rregulloren që thotë se makinat fluturuese nuk do të mund të lëvizin kudo, por do të ketë rrugë dhe hapësira të veçanta që do t’i lejojnë ato të fluturojnë./Katror.info