Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ishte protagonist i mbrëmshëm në fitore historike 1:0 ndaj Suedisë, duke shënuar golin vendimtar që afroi “Dardanët” drejt play-off”-it për Botërorin 2026.
Forma e shkëlqyer që po shfaq sulmuesi i Hoffenheimit në këtë fillim sezoni në Bundesligë, ku ka shënuar 4 gola, ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.
Faqja e specializuar “Transfermarkt” ka rritur sot vlerën e kartonit të 23-vjeçarit për 10 milionë euro, nga 8 milionë në 18 milionë euro, duke e bërë Asllanin një ndër futbollistët më të vlefshëm shqiptar aktualisht.
Ekspertët parashikojnë se nëse vazhdon me këtë formë të lartë, vlera e Asllanit mund të rritet edhe më shumë, duke e shndërruar atë në një nga asetet më të rëndësishme të futbollit kosovar./RTK/Katror.info