Duket se ideja për zgjerimin e sheshit qendror të Prishtinës po merr formë. Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar zgjerimin e sheshit deri te katedralja “Nënë Tereza”.
Studio e arkitekturës SuperWien ia ka prezantuar komunës planin për zgjerim, ndërsa Banka Botërore është duke e mbështetur projektin.
Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i komunës Alban Zogaj përmes një postimi në Facebook.
“A jeni për? Falenderoj Bankën Botërore dhe studion e arkitekturës SuperËien për zgjidhjet urbane që na kanë ofruar! Tani neve na mbetet të vazhdojmë me implementim të këtij projekti! Sheshi i Prishtinës vazhdohet deri tek Katedralja! “
Nuk është prezantuar ende projekti për të parë se si do të marrë pamjen sheshi i ri.
Përgatiti:
