Shitjet e automjeteve elektrike dhe hibride plug-in në korrik u rritën me 21 për qind nga viti në vit, kryesisht për shkak të rritjes së shitjeve në Kinë. Gjatë të njëjtës periudhë, një rënie e kërkesës u vu re në Evropë, raportoi kompania e kërkimit të tregut Rho Mototion.
Në korrik, gjithsej 1.35 milionë hibride plotësisht elektrike ose plug-in u shitën në mbarë botën. Prej tyre, 880,000 janë shitur në Kinë, që është një rritje prej 31 për qind në bazë vjetore, tregojnë të dhënat.Në shtatë muajt e parë të vitit 2024, numri i hibridëve plug-in të shitur në Kinë u rrit me 70 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në Kinë dhe në botë, BYD, raportoi se në shtatë muajt e parë rriti shitjet e veturave elektrike me 13 për qind dhe të automjeteve hibride me 44 për qind.Në Evropë, në baza mujore në korrik shitjet u ulën me 7.8 për qind, ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit mbetën të pandryshuara në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në Gjermani, tregu më i madh i automjeteve elektrike në BE, në shtatë muajt e parë të këtij viti, shitjet ranë me 12 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, shitjet e automjeteve elektrike në korrik u rritën me 7.1 për qind.“BYD vazhdoi shitjet e saj rekord të hibridëve plug-in edhe këtë muaj, i cili është një kontribues kryesor në shitjet globale pasi vëllimet e tyre të shitjeve bëhen të larta.
Automjetet e zgjeruara, makinat hibride me bateri që ngarkohen duke përdorur një gjenerator në bord, po shesin gjithashtu më shumë”, thotë Charles Lester nga Rho Motion.
Është e vështirë të pritet që kërkesa për automjete elektrike në BE të rritet, duke pasur parasysh se BE vendosi tarifa të përkohshme për importet e makinave elektrike të prodhuara nga Kina në korrik. Taksa doganore u rrit nga 17.4 në 37.6 për qind./Katror.info