Pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, tashmë janë zvogëluar tepër në krahasim me përditësimin paraprak.
Në përditësimin e fundit që MPB-ja e ka ofruar të orës 15:47, raportohet se pritjet tashmë zgjasin deri në 10 minuta, ndërsa më herët shkonin deri në 3 orë.
Ndërkaq, për të dalë nga Jarinja duhet pritur deri në një orë e gjysmë, te Dheu i Bardhë një orë e 20 minuta, kurse nga Muçibaba duhet pritur deri në një orë, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Katror.info