Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq vizitorët e huaj, si destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës.
Sipas Ministrisë së Turizmit, në periudhën janar-nëntor të 2022 vendi tërhoqi 7,152,242 vizitorë të huaj, duke shënuar një numër rekord vizitorësh (31.9% vizitorë më shumë se një vit më parë). Sipas statistikave zyrtare, vtin e kaluar, Shqipëria u vizitua nga 5,421,240 turistë.
Shqipëria është e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet malore dhe bregdeti mahnitës, të cilat i gjejmë shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze në botë.
Por, përveç këtyre, një vend të veçantë po zë gjithnjë e më shumë turizmi kulturor, ku muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj.