Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria është e para për rritjen e turizmit krahasuar me vitin 2019, kur filloi pandemia e COVID-19.
Kështu njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Rama në “Facebook” ndau një grafik që tregon se Shqipëria ka pasur rritje pozitive me 18 për qind, ndërsa ka lënë pas shumë destinacione të preferuara. “Shqipëria radhitet e para nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019”, shkroi Rama