Shkrimtarja shqiptare Lea Ypi është renditur në mesin e dhjetë mendimtarëve më të mirë në botë për vitin 2022, për veprën e saj me titull “Të lirë”.
Ky është rezultati i votimit të revistës britanike ‘Prospect’ nga një listë me 50 mendimtarët më të mirë që revista prezantoi në numrin e saj të verës.
Lea Ypi renditet e shtata në këtë listë të intelektualëve më mbresëlënës dhe atyre që dhanë idetë më të frytshme në fushat e tyre, duke lënë pas edhe miliarderin Elon Musk.
Ypi është profesoreshë e Filozofisë Politike në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe profesoreshë e Filozofisë në Shkollën Kërkimore të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar Australian.