Së shpejti në Korçë do të zhvillohet një tjetër event që do të mbledhë jo vetëm vendasit por edhe turistët që kanë zgjedhur që vizitojnë qytetin gjatë këtij muaji.
Festivali i Serenatave do të hapet në datën 27 shtator dhe do të zgjasë deri më 28 shtator. Ky festival do të mbahet në zemër të qytetit.
Gjatë këtij festivali do të dëgjoni serenatat më të bukura korçare, të cilat janë një pasuri e madhe kulturore jo vetëm për Korçën, por për Shqipërinë, shkruan CNA.
Mos mungoni, bashkohuni në Festivalin e Serenatave Korçare. “Këto serenata, të lindura në zemër të Korçës mbi një shekull më parë, kanë mbushur rrugët me këngë dashurie dhe traditë. Në datat 27-28 shtator, ne e nderojmë këtë histori të pasur me performanca live nga disa prej artistëve më të mirë në rajon, duke sjellë në jetë këto melodi të përjetshme. Përjetoni muzikën që ka qenë shpirti i Korçës për breza!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të këtij eventi./Katror.info