Shumë njerëz që kanë pare sezonin e katërt të serialit ‘Stranger Things’ ndoshta kanë pasur mendime se si do të ishte eksperienca e të qenurit i/e bllokuar në shtëpinë e frikshme, në strofullin super-dimensional të ‘Vecna-s’.
Për fansat e serialit, ju bëjmë me dije se shtëpia në të cilën janë bërë xhirimet, sapo ka dalë për shitje në Romë, Gjeorgji.
Villa, e cila daton që nga viti 1882, është në shitje për 1.5 milionë dollarë. Për këto para, një blerës do të marrë edhe 1828 metra katrore të madhështisë së Ringjalljes Gotike në distriktin historik të Romës Lindore – e cila për fansat mund të ofrojë edhe një aurë të “frikshme”, nëse kujtojnë skenat e serialit horror, i cili theu rekorde në Netflix.
Shtëpia e madhe dy-katëshe njihet si një nga shtëpitë më të shquara historike të Romës. Ajo u ndërtua nga avokati lokal Kolonel Hamilton Yancey në fund të shekullit të 19-të dhe ka shtatë banja dhe gjashtë dhoma gjumi. /Katror.info