Shtëpia më e madhe në botë nga goma ka filluar një turne në Shtetet e Bashkuara.
Me 1,858 metra katrorë, shtëpia e quajtur The Big Bounce America, po viziton qytete nga bregu në breg.
Ka disa dhoma të ndryshme brenda shtëpisë kërcyese, si dhe një rrëshqitëse, një gropë topash dhe kulla ngjitjeje, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.
Ajo është e hapur për të gjitha moshat, megjithëse njerëzit që duan të vijnë dhe ta shijojnë mund të rezervojnë “seanca të kufizuara sipas moshës”, që do të thotë se fëmijët më të vegjël mund të luajnë në të në mënyrë të sigurt.
Shtëpia mbresëlënëse përmban gjithashtu kursin më të madh të pengesave në Amerikë, duke qëndruar në mbi 83 metra katrorë mbi katër korsi.
“Kështjella është kaq unike sepse ka kabinën e saj të DJ-ve, të ecësh në kështjellë është si një botë krejt tjetër”, tha Daniel McPherson nga Big Bounce America.
Big Bounce America 9.75 metra e lartë është aktualisht në Oborrin Detar në Filadelfia.
Vendndodhjet e ardhshme në turne përfshijnë Portland, Cincinnati, Cleveland, Sacramento, Sausalito, Kansas, San Jose, Fort Myers dhe Las Vegas./Katror.info