“Ka nisur si hobi dhe tani më është bërë profesion, e dikur stil jete. Kam nisur kur nuk ka pasur as trepikësh, as semaforë, as kosh me faul. Kam vazhduar në ligat e një shteti që sot as nuk ekziston, dhe në ligat e një shteti që po e themelonim vetë, pa ditur kur ajo ëndërr do të realizohej. Kam luajtur në beton, në sallat e sporteve, në palestrat e shkollave fillore, kam transmetuar Ligën e Kosovës nga sallat e ftohta me telefon statik për radio. Kam transmetuar NBA-n dhe Lojërat Olimpike” – rrëfen Blerim Vuniqi, ish-basketbollist dhe gazetar sportiv me përvojë të gjatë në Kosovë, për epizodin e dytë të dokumentarit “4 Cerekët”.
Por, si e nisi legjenda Ferit Zekolli karrierën në basketboll?
E kur shkova në shkollë teknike, e pashë për herë të parë topin e basketbollit në dorë.
Edhe pse në shkollën fillore në Maxhunaj nuk ka pasur basketboll, as top basketbolli.
Janë luajtur, unë i them këto sporte të fshatarëve: futboll, hendboll, volejboll – krejt këto, po unë përndryshe.
Për shikuesit tuaj po e theksoj, se unë kam qenë sportist i lindur.
Edhe në futboll kam qenë shumë i mirë, edhe në hendboll, edhe në volejboll, edhe në gjimnastikë – në të gjitha këto sporte.
Por në basketboll s’kisha luajtur. Kur shkova në shkollën e mesme teknike, e pashë me shumë vëmendje – lëre më shtatëlartësinë, por shtatëlartësia është më shumë gjë për syrin e parë kur e shohin njerëzit. Ata nuk e dinin se çfarë truni posedoj unë dhe çfarë dore kam.
Ferit Zekolli është një nga legjendat e basketbollit kosovar dhe një figurë e njohur në sportin shqiptar. Lindur më 19 shkurt 1951 në Maxhunaj të Vushtrrisë, ai është i njohur për shtatgjatësinë e tij prej 2.11 metra dhe për aftësitë e jashtëzakonshme si qendër. Karriera e tij ka përfshirë klube të njohura si Trepça, Elektrokosova, Metalac, Zadar dhe KB Prishtina. Në vitin 1977–78, ai luajti për Zadar në Ligën e Jugosllavisë, një nga ligat më të forta të kohës, duke u bërë një nga shqiptarët e parë që luajti në këtë nivel.
Ky rrëfim vjen në kuadër të dokumentarit “4 Çerekët – Episodi 1”, i cili sjell për herë të parë historinë e basketbollit kosovar. Dokumentari, me autor dhe producent Leart Hoxha dhe intervista të realizuara nga Blerim Vuniqi, është prodhim i Katror Media dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“4 Çerekët” është i strukturuar në katër episode, një ndarje simbolike që pasqyron formatin e një ndeshjeje basketbolli, duke lidhur dramatikën e lojës me historinë reale të sportit në vend./Katror.info