Telefonat inteligjentë nuk kanë ndryshuar shumë që nga fillimi i tyre. Të paktën për sa i përket pamjes. Ekranet u rritën, bateritë u forcuan dhe kamerat u shumuan.

Vetëm telefonat fleksibël prezantuan diçka “të re” me vetë dizajnin e tyre.
Por si mund të duken smartfonët në të ardhmen? Përgjigja për këtë pyetje u kërkua nga artistët e AIGC që krijojnë vepra arti duke përdorur mjete krijuese të AI.

Është interesante se fokusi i tyre nuk ishte tek teknologjia e avancuar, por tek moda. Pra, “smartphone-t e së ardhmes” në fakt janë kthyer në artikuj mode, të cilat femrat ndoshta nuk do t’i urrejnë aq shumë.

Fotografitë e artistëve të AIGC ofrojnë një paraqitje të shkurtër të asaj që është e mundur kur teknologjia takohet me modën, por gjithashtu ofrojnë një potencial të madh për argëtim dhe vetë-shprehje dhe ofrojnë një vështrim në të ardhmen, ku kufijtë midis realitetit dhe botës digjitale vazhdojnë të mjegullohen.

Gjithsesi, idetë duken interesante. Ndoshta në të ardhmen ne në fakt do të koordinojmë veshjet tona me celularët tanë. Sepse maskën mbrojtëse tashmë mund ta përputhim me veshjen tonë të preferuar, ndaj pse jo edhe të gjithë telefonin./Katror.info
