Aroma që zgjedhim të na shoqërojë në periudha të jetës sonë ose gjithmonë, nëse nuk e ndryshojmë me asnjë tjetër, është shumë më tepër se një erë e thjeshtë, sepse shoqërohet me kujtime, momente dhe përjetime. Të nuhasësh një parfum mund të na sjellë ndërmend një sërë ngjarjesh që ne vetë as që i kishim kujtuar t’i kishim përjetuar, qofshin ato të këndshme apo të pakëndshme.
Një studim i ri i kryer nga neuroshkencëtarët në Universitetin e Pitsburgut në SHBA vërtetoi se parfumi mund të ndihmojë depresionin. Në këtë hulumtim morën pjesë 32 persona ndërmjet moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilët janë diagnostikuar me çrregullime të mëdha depresive. Së bashku, ata u ekspozuan ndaj aromave të njohura dhe të dashura si kafeja dhe vanilja, dhe mënyra se si reaguan tregon shumë se si aroma mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit.
Aromat specifike vepruan si stimuj nuhatës për pjesëmarrësit, duke “zgjuar” kujtimet e tyre. Doli, në fakt, se erërat ishin më të fuqishme se fjalët për të sjellë kujtime nga e kaluara. /Katror.info
Përgatiti:
