Tashmë shqiptarët, kanë treguar se ku econ “vendi do të shkëlqejë” dhe kështu ka ndodhur edhe në Paris Fashion Week, e cila ka shtruar tapetin e pasarelave që prej datës 23 shtator dhe që do të zgjasë deri më 2 tetor.
Modelja e famshme kosovare Sihana Shala ka bërë hapjen e këtij eventi të rëndësishëm në botën e modës, madje mund të themi ai që vendos pikat mbi “i” sa i përket tendencave të reja.
Ajo ka dhënë shfaqje për shtëpinë luksoze franceze, Yves Saint Laurent (YSL), në pasarelën nën Kullën Eiffel, duke marrë të gjithë vëmendjen e rrjetit. Modelja 26 vjeçare prej disa vitesh është imazh i brendit të lakmuar nga ndjekësit e trendeve, YSL, duke bërë një punë fantastike në promovimin e tij.
Veshjet u kompletuan me syze dielli të zeza e flokët e shkurtër që e karakterizojnë atë, ndërsa pjesëmarrja ishte një hap tjetër i rëndësishëm në karrierën e Sihanës./Living